back to top
September, 19, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPrindi 1, Prindi 2” – Klinaku: Po kërkohet të zhbëhet koncepti babë...

Prindi 1, Prindi 2” – Klinaku: Po kërkohet të zhbëhet koncepti babë dhe nënë

Përdorimi i termit prindi 1 dhe Prindi 2, në një dokument të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, vazhdon të zgjojë reagim në publik, duke e konsideruar në kundërshtim me ligjin për familjen, shkruan Gazeta Demos.

Ky term u përdor nga kjo shkollë në dokumentin për marrëveshje me prindërit, gjë që nxiti mospajtime të shumta.

Kryetari i Demokracisë Konzervatore, Abdullah Klinaku, në një prononcim për Gazetën Demos, tha se në aspektin fetar të rregullimit të familjes, nëse vazhdon kjo agjendë, atëherë do të deformohet në tërësi koncepti i familjes.

Sipas tij, familja ka disa funksione që njeh e drejta natyrore, e që kjo ndërlidhet edhe me besimin fetar.

Gazeta Demos ka tentuar të marr një qëndrim nga drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” Zana Zeqiri, por që e njëjta ishte e paqasshme.

Gjatë ditës së mërkurë, Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës, e ka quajtur keqkuptim, këtë emërtim.

“Ka pasur keqkuptime, ku disa prindër e kanë ndërlidhur këtë marrëveshje me procese të tjera, të cilat nuk janë objekt i këtij dokumenti. Për DKA, është thelbësore që të dy prindërit të jenë të angazhuar dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në procesin arsimor”, thuhet në reagimin e DKA-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit