Çifti i njohur, Andi Shehu dhe Enki Nako, kanë zbuluar se po presin një djalë!
Lajmi emocionues u ndau nga vetë Enki përmes një postimi të ëmbël në Instagram, ku shfaqen duke prerë tortën e cila ishte me ngjyrën blu, që simbolizon një djalë.
Me humor, ajo shkroi se do t’i mësojnë djalit disa punë që të mos mendojë se do t’ia bëjë gjithçka gruaja.