back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaShow BizzPrinci Leka dhe Elia Zaharia nuk bëhen bashkë as për ditëlindjen e...

Princi Leka dhe Elia Zaharia nuk bëhen bashkë as për ditëlindjen e vajzës së tyre, urime vetëm në rrjetet sociale

- Advertisement -

Shpërndaje 

Ditëlindja e vajzës së tyre nuk bëri dot bashkë Princin Leka dhe ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.

Geraldina festoi 5-vjetorin e lindjes, por jo me mamin dhe babin e saj prezent në këtë ditë të shënuar për të.

Ky fakt është zbuluar nga vetë ish-çifti mbretëror, të cilët janë uruar të voglën e tyre në rrjetet sociale, ku kanë ndarë edhe foto.

Pak ditë më parë Princi Leka u fejua me Blerta Celibashin.

“E mira ime Geraldinë,

Në sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë; në buzëqeshjen tënde shoh arsyen pse bota është e mirë.

Uroj që jeta të të përqafojë gjithmonë me dritë, me paqe dhe me njerëz që të duan siç të dua unë.

Të ecësh gjithmonë me zemrën plot guxim dhe me shpirtin plot ëndrra.

Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im i vogël!

Me gjithë dashurinë time,

Babi yt”, shprehet Princ Leka.

Ndërsa Elia Zaharia shprehet “Dielli im, shpirti i shpirtit tim festoi 5 vjetorin. Mbushem me emocion sa herë me sytë mbyllur mendon dëshirën e saj dhe fryn qirinjtë e tortës. E shoh tek rritet dhe ndjej lumturi e melankoli…sa shpejt kalon koha! Do doja që çdo buzëqeshje e saj të zgjasë një përjetësi! Uroj me shpirt që Zoti ta bekojë me shëndet, jetë të gjatë dhe plot dashuri! Uroj të rritet me vlera, me urtësi dhe mirënjohje. Uroj që zemra e saj e bukur të ndriçojë gjithmonë si një diell mirësie! Fëmijët janë prova e parajsës në tokë”.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -