Kryetari i ri i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka konfirmuar raportimet se Kuvendi i Fushë Kosovës, u konstituua edhe me një votë të Listës Serbe.
Megjithëse Prebreza thotë se këtë votë nuk ia kanë kërkuar Listës Serbe.
“Si qeverisje e re në Fushë Kosovë ne kemi bërë koalicion me dy subjekte politike në Kuvendin Komunal, me AAK dhe PDAK. Për konstituimin e sotëm duheshin 16 vota gjithsej.
Ndërkaq, në seancën e sotme ne kemi marrë 20 vota PËR, ku përveç nga koalicioni PËR kanë votuar edhe 3 asamblistë nga PDK, 1 nga LDK, 1 Nisma, 1 ZD, 1 PLE dhe 1 nga Lista serbe.
Pra, askush s’i ka kërkuar Listës serbe që të na mbështes e votojë e as nuk kemi koalicion me ta, sikurse mund ta shihni që vota PËR ka pasur nga të gjitha subjektet përfaqësuese në Kuvendin Komunal. Këta që sot bëjnë zhurmë në fakt ishin edhe në zgjedhjet lokale edhe në këto qëndrore që duan certifikimin e Listës serbe.
Mirëpo, këta që humbën, së bashku me portalet e tyre, vazhdojnë të bëjnë sjellje të tilla nga dëshprimi”, ka shkruar ai.

