back to top
October, 5, 2024
spot_img
BallinaShow BizzPolicia tmerron Arjan Konomin: “Thash do më hedhin nga avioni”

Policia tmerron Arjan Konomin: “Thash do më hedhin nga avioni”

Arjan Konomi prej disa kohësh ka qenë i angazhuar me udhëtime, duke marrë një pauzë nga karriera televizive.

Megjithatë, udhëtimi i tij i fundit u kthye në një makth për opinionistin, kur për shkak të një ngatërrese me fluturimin, ai përfundoi në destinacionin e gabuar.

Destinacioni i tij fillestar ishte Bocas del Toro, por përfundoi në Chiriqui.

Në rrëfimin e tij, Konomi tregon momentin kur e kuptoi se diçka nuk po shkonte siç duhej:

“Në mes të fluturimit, pasi kishte kaluar rreth gjysmë ore, dëgjova pilotin duke folur.

Ai përmendi një ‘Arhan Konomi’, dhe duke qenë se ‘j’ në spanjisht lexohet si ‘h’, mendova se po ngatërroja emrin tim me fjalët spanjolle.

Pastaj fillova të shqetësohem, duke menduar mos më kishin futur ndonjë gjë të paligjshme në valixhe.”

Situata u bë më e pazakontë kur stafi i fluturimit iu afrua Arjanit për të kontrolluar dokumentet e tij.

Ai shtoi: “Ndihmësi i pilotit dhe disa stjuardesa më pyetën për destinacionin tim dhe u thashë ‘Bocas del Toro’.

Atëherë ata filluan të shohin njëri-tjetrin dhe më thanë: ‘Ky avion nuk shkon në Bocas del Toro, por në Chiriqui.”

Një ngjarje mjaft stresuese por që opinionisti e ndau me ndjekësit e tij në formë humori.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit