Një zjarr i madh ka përfshirë dje një objekt në Miradi të Epërme në Fushë-Kosovë.
Zjarri kishte përfshirë një depo me materiale shkollore.
Në lidhje me këtë rast, Policia ka arrestuar një person pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr, i cili më pas ka dal jashtë kontrollit.
“Miradi e Epërme, Fushë Kosovë 28.07.2024-11:42. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor. Rasti është duke u hetuar”.