back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmePolicia në Prishtinë mdërmerr masa: Kontrollon autobusët që nuk e respektojnë ligjin

Policia në Prishtinë mdërmerr masa: Kontrollon autobusët që nuk e respektojnë ligjin

- Advertisement -

Njësia e Trafikut në Prishtinë ka filluar kontrolle të shtuara ndaj autobusëve që nuk respektojnë ndalesat në stacionet e caktuara, duke ndërmarrë masa për parregullsitë e hasura në terren.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, qëllimi i këtij veprimi është rritja e sigurisë në komunikacion, parandalimi i rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Policia apelon te të gjithë shoferët e autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve”, thuhet në njoftim.

Policia ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -