Policia e Kosovës ka kryer kryer bastisje në një ndërtesë në veri ku operonte ilegalisht një zyrë tatimore, si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se kanë gjetur prova që vërtetojnë dyshimet e tyre për operim ilegal të kësaj zyre dhe se e kanë mbyllur.
“Rreth orës 09:00 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksioni si zyrë tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi hasë në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë hasë aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyllë deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka thanë Elshani.