Policia e Kosovës ka kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara.
Sipas njoftimit në Facebook, gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjesë të ndryshme të automjeteve), të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse.
Poashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin, mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.