back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmePolicia konfirmon vrasjen në Llapashticë të Podujevës, jep detaje

Policia konfirmon vrasjen në Llapashticë të Podujevës, jep detaje

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një vrasje që ka ndodhur në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia ka thënë se hetuesit policorë kanë nisur hetimet, por nuk kanë bërë të ditur për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarit.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -