Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin me qytetarët për këta dy persona që janë në kërkim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.
“Vërejtje: Kërkesa përsëritet pasi që në dy njoftimet e mëhershme janë publikuar vetëm fotografitë, ndërsa tani nga Prokuroria Themelore në Gjilan është autorizuar edhe publikimi i videos, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar. RAPORTO 192”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

