Një grua ka vdekur dje pasi u godit nga rrufeja në Prevallë.
Ndërkaq katër të tjerë janë lënduar.
Në raport thuhet se gjendja e tyre është stabile.
“VDEKJE AKSIDENTALE- Prevallë, Prizren / 18.08.2024 – 12:10. Viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në afërsi por sipas mjekëve kujdestar gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”