back to top
April, 29, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPolicia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi po bëhet edhe me...

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi po bëhet edhe me dronë

Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është larguar nga shtëpia e vëllait të saj rreth orës 04:00 dhe kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.

Veseli deklaroi se “Ankuesi tha se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhamë ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe, e gjatë rreth 172 cm dhe me peshë trupore rreth 70 kg”.

Deklarata e plotë:

Më 28.04.2025, rreth orës 16:30, në stacionin policor në Kaçanik, një famijar nga fshati Runjevë raportoi për zhdukjen e motrës së tij, H.J. (54 vjeçe). Sipas tij, viktima ishte larguar nga shtëpia e vëllait rreth orës 04:00 të po kësaj date dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. H.J., e martuar në fshatin Rahovic-Ferizaj, kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit