Home Featured Policia heton dy vdekje në Suharekë – një burrë u gjet pa shenja jete, ndërsa një grua vdiq në rrethana të panjohura

Policia heton dy vdekje në Suharekë – një burrë u gjet pa shenja jete, ndërsa një grua vdiq në rrethana të panjohura

0
Policia heton dy vdekje në Suharekë – një burrë u gjet pa shenja jete, ndërsa një grua vdiq në rrethana të panjohura

Policia e Kosovës po heton dy raste të vdekjeve në Suharekë.

Dje në orët e para të mëngjesit një burrë u gjet pa shenja jete.

“Stacioni Policor-Suharekë 04.07.2025 – 04:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

Ndërkaq, në një rast tjetër, policia tha se në rrethana të panjohura ka vdekur një grua dje po ashtu në Suharekë.

“Suharekë  04.07.2025 – 10:03. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Tags: dy vdekjehetonpoliciasuhareke

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here