Me datën 12.01.2026 Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe në koordinim me Stacionin Policor-Malishevë, kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar shtetas kosovar.
I dyshuari përmes INTERPOL-it ka qenë në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, për tafikim të narkotikëve kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të cilat janë të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i lartcekuri dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar më pas me procedurat përkatëse ligjore.

