Home Featured Policia bastis një lokal në Pejë ku po zhvilloheshin lojëra fati: Ka të arrestuar – kapen armë, fishekë e thikë

Policia bastis një lokal në Pejë ku po zhvilloheshin lojëra fati: Ka të arrestuar – kapen armë, fishekë e thikë

0
Policia bastis një lokal në Pejë ku po zhvilloheshin lojëra fati: Ka të arrestuar – kapen armë, fishekë e thikë

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, pasi gjatë bastisjes në një lokal ku dyshohej për lojëra fati, është gjetur dhe konfiskuar një armë me pesë fishekë, një thikë dhe tre telefona.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Binak Qela” të këtij qyteti.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin pasi nuk ishte biznes i regjistruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here