back to top
February, 18, 2026
spot_img
BallinaLajmePolicia arreston në Prishtinë 28 vjeçarin e kërkuar për narkotikë dhe dhunë...

Policia arreston në Prishtinë 28 vjeçarin e kërkuar për narkotikë dhe dhunë në familje

- Advertisement -

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon veprimet e intensifikuara për kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Insajderin se sonte, njësitet e stacionit policor Veriu në Prishtinë kanë arritur të arrestojnë një person të kërkuar nga drejtësia.

“Bëhet fjalë për T.B., mashkull 28-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale ‘Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’, si dhe në kërkim si i dyshuar për ‘Dhunë në familje’,” ka thënë Pllana.

Ai ka shtuar se gjatë operacionit policor, tek i arrestuari është gjetur edhe një sasi e dyshuar e substancave narkotike.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit.

arrestim policia Prishtine

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -