back to top
June, 1, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPolicët në Ferizaj dhurojnë gjak – një akt human për jetën

Policët në Ferizaj dhurojnë gjak – një akt human për jetën

- Advertisement -

Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve rrugore, Policia Rajonale e Ferizajt sot iu përgjigj thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut, nën moton: “Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë – e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu.”

Sipas një njoftimi për media, në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, shumë pjesëtarë të policisë dhuruan gjak vullnetarisht, duke dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj vlerave më të larta njerëzore.

“Humanizmi dhe sakrifica janë pjesë përbërëse e misionit të Policisë së Kosovës, dhe përmes këtij akti fisnik, u shpreh solidariteti me qytetarët në nevojë – veçanërisht me ata që trajtohen në institucionet tona shëndetësore”, thuhet tutje në njoftim.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -