Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vedat Shatri ka përfunduar me sukses kursin bazik për Oficer të Inxhinierisë (EBOLC), në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton GazetaDemos.
Nga ky trajnim, Shatri arriti të marr çmimin “Honor Graduate”, si rrjedhojë e rezultateve të larta akademike.
“Ky kurs fokusohet në përgatitjen e oficerëve për detyrat e tyre si udhëheqës të inxhinierisë ushtarake deri në nivel kompanie, duke u ofruar atyre njohuri dhe aftësi të nevojshme për udhëheqjen, menaxhimin e operacioneve, planifikimin dhe zbatimin e projekteve inxhinierike”, thanë nga FSK-ja.
Forca e Sigurisë së Kosovës
Oficeri i FSK-së merr çmimin Honor Graduate në SHBA
Kapiten Vedat Shatri ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Inxhinierisë (EBOLC), në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin Honor Graduate, çmim i cili jepet për rezultate të larta akademike.
Ky kurs fokusohet në përgatitjen e oficerëve për detyrat e tyre si udhëheqës të inxhinierisë ushtarake deri në nivel kompanie, duke u ofruar atyre njohuri dhe aftësi të nevojshme për udhëheqjen, menaxhimin e operacioneve, planifikimin dhe zbatimin e projekteve inxhinierike.