back to top
December, 22, 2025
spot_img
BallinaLajmePërmbyset kamioni në mes të rrugës, lëndohet shoferi – frutat mbulojnë rrugën

Përmbyset kamioni në mes të rrugës, lëndohet shoferi – frutat mbulojnë rrugën

- Advertisement -

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, ku një kamion i ngarkuar me agrume është përmbysur në mes të rrugës

Sipas informacioneve paraprake, kamioni i tipit Volvo, me targa AA 859 SJ, ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., ka pësuar lëndime dhe është dërguar me ambulancë në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.  

Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ka shpëtuar pa pësuar asnjë dëmtim.

Pas aksidentit, forcat e policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor janë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment të rrugës./rtsh

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -