back to top
November, 10, 2025
spot_img
BallinaMusicPërlotet Gold AG : tregon për momentin më të vështirë të jetës...

Përlotet Gold AG : tregon për momentin më të vështirë të jetës së tij dhe për pikën e tij të dobët

- Advertisement -

Këngëtari i njohur Arian Agushi, i cili njihet më mirë nga publiku me emrin artistik Gold Ag, ka ndarë së fundmi me fansat e tij ndjenja të thella dhe shumë personale lidhur me vendlindjen e tij, Preshevën.

Në një rrëfim të hapur dhe emocional, ai ka shprehur dashurinë e madhe që ka për këtë qytet dhe për kujtimet e shumta që lidhen me të. Gold Ag ka theksuar se Presheva për të ka një vend të veçantë në zemër, duke e cilësuar si “pikë të dobët” dhe një vend ku gjithmonë ndjen dëshirën të kthehet.

Ai ka treguar se sa e rëndësishme është për të të vizitojë varrin e babait të tij sapo arrin në qytet, një ritual që për Gold Ag nuk është thjesht një vizitë, por një mënyrë për të ndjerë lidhjen e vazhdueshme me të atin dhe për të përkujtuar kujtimet e familjes.

Ai ka folur gjithashtu për gjendjen e Preshevës, duke shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si qyteti ka ndryshuar me kalimin e kohës.

“Kur e dimë çfarë gjendje ka mbet, tash kohëve të fundit goxha është zbrazur, dhe kjo është e keqe, por shpresoj që do bëhet mirë”, tha Gold Ag, duke reflektuar mbi largimin e njerëzve dhe boshllëkun që ka lënë kjo në komunitetin e tij të lindjes.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -