back to top
June, 22, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPër 70% të punonjësve s’ka rroga të prillit, rrezikohet edhe ajo e...

Për 70% të punonjësve s’ka rroga të prillit, rrezikohet edhe ajo e majit – “Trepça’’ propozon shlyerje të detyrimeve me këste

- Advertisement -

Menaxhmenti i “Trepçës” ka ftuar minatorët që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore në lidhje me pagesat e detyrimeve për orët e vikendit, duke i bërë thirrje për arritjen e një marrëveshje që do të shlyente këto detyrime përmes pagesave me këste. Sipas menaxhmentit, kjo do të bënte të mundur shmangien e shpenzimeve shtesë përmbarimore dhe të avokatëve.

Në njoftim thuhet se aktualisht është e pamundur të sigurohet pagesa e rrogave për muajin prill 2025 për mbi 70% të punonjësve të ndërmarrjes dhe se ekziston rreziku që të mos mund të realizojmë në kohë pagesën e rrogave për muajin maj 2025, meqë kanë një ndalesë/urdhëresë përmbarimore mbi 200 mijë euro (për ore vikendi).

‘‘Ne kemi bërë përpjekje maksimale që me përfaqësuesit e minatorëve të kemi mirëkuptim që e njëjtat të pezullohet vetëm për dy ditë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga e mërkura, të ketë mirëkuptim për shtyrjen për dy ditë që të ekzekutohen pagat e kolegëve të tyre dhe të vendoset përsëri urdhëresa përmbarimore që e njëjta të ekzekutohet pas dy ditësh. Por kjo është e pamundur nëse nuk tregojmë mirëkuptim dhe nuk tërhiqemi nga këto procedura përmbarimore nga punonjësit tanë dhe të arrijmë marrëveshje.’’, thuhet mes tjerash në postimin e Trepçës

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -