back to top
December, 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPeci publikon foto nga sulmi ndaj objektit të Komunës së Zveçanit: Janë...

Peci publikon foto nga sulmi ndaj objektit të Komunës së Zveçanit: Janë shkaktuar dëme materiale, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar

Ndërtesa e Komunës së Zveçanit është sulmuar me granatë dore, mbrëmë pas mesnate.

Përveç policisë, rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Ai ka publikuar disa fotografi se si duket komuna sot, pasi sulmit të mbrëmshëm

Peci ka dënuar aktine dhunshëm dhe tregon se sulmi ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

“Sulm me granata dore rreth orës 23:45 në objektin e Komunës së Zveçanit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Si kryetar i komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur ai sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, shkuan Peci në Facebook.


ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit