Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos “mërzitet” dhe të mos reagojë nëse akuzat ndaj tij janë të pasakta.
Pasi Ministria e Bujqësisë dyshohet se i dha grant 100 mijë eurosh vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.
“Ministër Peci, Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet. Reagimi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se është i vërtetë. Fjala më e mirë është durimi. Nëse akuzat që janë bërë ndaj teje nuk janë të vërteta, mos reago fare, ashtu siç nuk reagova unë kur ti më quajte publikisht agjent të Putinit dhe Vuçiqit. Qetësia dhe përmbajtja janë shpesh përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”, tha Pacolli.
Ndërkaq, Peci ka reaguar prapë, duke e falenderuar për këshillen e duke e quajtur “trim altruist” Pacollin.
Mirëpo, ajo që ra në sy është se i njëjti i tha se emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjëve më të shquar të historisë së Kosovës.
“Po prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër”, shkroi Peci në Facebook.
Postimi i plotë:
… Behxhet Pacolli, po të drejtohem shumë gjakëftohtë. Shumë faleminderit për këshillën more “trim altruist”.
Po prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër.