back to top
January, 16, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPDK hap zyrtarisht fushatën zgjedhore, Krasniqi: Kosovën më të mirë do ta...

PDK hap zyrtarisht fushatën zgjedhore, Krasniqi: Kosovën më të mirë do ta bëjë Bedri Hamza

Partia Demokratike e Kosovës, ka hapur zyrtarisht fushatën e saj zgjedhore, shkruan Gazeta Demos.
Kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, ishte ai i cili iu drejtuar të gjithë përkrahësve të PDK-së.

Ai tha se me 9 shkurt do të përmbyllet mbrëmja e nisur sonte.

”Mbrëmjen e nisur sonte do ta përmbyllim mbrëmjen e 9 shkurtit në sheshin ‘Nënë Tereza” në Prishtinë, me fitoren e saj.

Pas një muaji do ta zgjedhim një Kuvend të ri, e pastaj një qeveri të re, do të jetë një qeveri e re, Kosova meriton më mirë. Kosovën më të mirë do ta bëjë Bedri Hamza me ekipin e PDK-së. Ne ofrojmë një program që do të përmirësojë cilësinë e jetës me të mirë në Kosovë, kjo është arsyeja pse zgjodhëm Bedri Hamzën që të na prijë. Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot”, ka thënë ai para qytetarëve.

Krasniqi, nga Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ka përshëndetur ish- liderët e UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, si dhe Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi dhe shokët e tyre që po zhvillojnë betejën e fundit në Hagë për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit tonë.

“E di që sikur mua, po ju mungojnë shumë secilit prej jush, e mezi po e presim rikthimin e tyre në Kosovë, pranë familjeve e miqve, por, deri atëherë, le t’ua bëjmë një premtim. Kosovën do ta bëjmë ma të mirë, sepse kjo është ajo që ne bëjmë dhe kemi bërë gjithmonë. Partia Demokratike e Kosovës është gati për këtë detyrë. Partia Demokratike e Kosovës është gati për fitore”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se qeveria aktuale e ka keqpërdorur besimin e qytetarëve dhe ka bërë që vendi të stagnojë në çdo fushë.

“Qeveritarët aktualë e kanë keqpërdorur besimin e qytetarëve duke zhgënjyer ata me paaftësinë e tyre dhe mosrealizimin e premtimeve që kanë dhënë. Sot qytetarët tanë me të drejtë janë të shqetësuar nga stagnimi dhe regresi që ka sjellë në çdo fushë kjo qeveri mburracakësh jokompentent. Por, sot nuk është koha për të humbë shpresën, por koha që qytetarët tanë të rrithejnë besimin dhe shpresën. Prandaj është koha që të besoni në të gjitha premtimet tona”, tha Krasniqi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit