Pikërisht në momentin kur emri i tij u rikthye në qendër të vëmendjes mbrëmë gjatë diskutimeve në Big Brother VIP Kosova, Endri ka njoftuar publikimin e projektit të tij muzikor me emrin “Ku janë premtimet”.
Pyetja që po qarkullon tashmë lidhet me ‘adresën’ e këngës.
Titulli lë të kuptohet qartë për një zhgënjim në dashuri.
Duke marrë parasysh historinë e përfolur dhe faktin që për Benitën thuhet se “nuk ka më kohë për të dhënë mundësi”, ky projekt duket si një reagim ndaj situatës aktuale.

