back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaMusicParfumet e preferuar të VIP-ave shqiptar

Parfumet e preferuar të VIP-ave shqiptar

Shpërndaje 

Disa njerëz janë të fiksuar me parfumet dhe kërkojnë për aroma unike që nuk prodhohen në masë dhe në koleksionin e tyre të parfumeve me gjasë kanë vetëm fragrancat niche. Lista e personazheve publik që janë thuajse të varur nga aromat, përbëhet nga artistë, gazetar, prezantues, influencer, etj.

Lista nisë me Jonida Maliqi, këngëtaren dhe fashionisten e njohur shqiptare, e cila ka një fiksim të thekshëm me aromat. Prej 10 vitesh, Jonida preferon fragrancat e Tom Ford-it, që nga “Black Orchid”, “Ëhite Patchouli”, “Velvet Orchid” dhe parfumin “Orchid Soleil”.

Këngëtarja dhe prezantuesja Luana Vjollca, ka një shije mjftë unike edhe sa i përket zgjedhjes së parfumit, pasi ajo pëlqen Creed Aventus për femra.

Në anën tjetër, reperi senzacional Ledri Vula mbetet tek e njejta markë luksoze. Siç mësohet, reperi përdor Creed Viking, një aromë interesante, potente dhe që arrinë të bëjë diferencen.

Mes personazheve me influencë, padyshim që është edhe Liberta Spahiu, në faqen e së ciles shumë shpesh propozohen parfume të linkes niche. Liberta, në krye të aromave favorite ka Ilhadomel nga brendi Memo Paris.

Ata që e ndjekin opinionistin Nderim Neziri në Instagram, e vrejnë që targeti i tij janë parfumet. Propozimi më i shpeshtë është Grand Soir nga Maison Francis Kurdijan, që me gjasë është edhe aroma e preferuar e gazetarit.

Në një nga intervistë, Rina Balaj ka treguar parfumin e saj favorit. Parfumi që i sjell Rinës komplimente të bollshme, thotë se është “Love Don’t Be Shy nga Kilian.

Gazetari dhe prezantuesi nga Shqipëria, Andri Xhahu, është gjithashtu një nga personazhet e televizionit i fiksuar pas parfumeve, që edhe i propozon shpesh në faqen e tij në Instagram. I fundit, është The Hedonist nga Ex Nihilo.

E, ylli i muzikës Butrint Imeri, ka shije mjaftë të aofistikuar sa i përket parfumeve. Ai, përdor Millesime Imperial nga Creed. Parfumi unik, e bënë edhe më të parezistueshëm këngëtarin simpatik.

Lista mbyllet me prezantuesin e njohur nga Kosova, Alaudin Hamiti, i njohur gjërësisht për stilin e tij modern e të guximshëm. Me sa duket edhe tek zgjedhja e aromes, i tillë është, pasi pëlqen Moon Fever nga Memo Paris.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit