Biznesmeni Elton Ilirjani ka rrëfyer përballë Grida Dumës në “Top Story” bisedat me Parashqevi Simakun, pak para se të fliste me djalin dhe ish bashkëshortin.
“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”, u shpreh modeli.
Tutje, sipas tij, artistja ka thënë se ishin disa persona specifikë që “donin ta shkatërronin”, dhe të njëjtit gjendeshin në Tiranë.
“Më ka thënë që shqiptarë më kanë shkatërruar jetën, dy tre emra që janë në Tiranë. Janë përpjekur që ajo të dështojë si në New York dhe Hollivud. Unë e besoj Parashqevinë. Më tha ‘nuk do iki’ dhe nuk do iki. Kishin thënë që nuk do familjarët, ajo nisi të qante kur filloi të flasë. Të gjithë e kishin bërë që ishte e droguar, ajo nuk ishte e droguar”, tha Eltoni pos tjerash.