Aktorja Monika Lubonja, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” tha se nëse do të martohej me një djalë më të ri dhe nëse ai do të donte fëmijë, ajo do të pranonte.
“Unë martohem me një djalë të ri. Nëse djali i ri më thotë mua Monika unë dua një fëmijë ta rrisim bashkë, ta lumturojmë bashkë, të ëndërrojmë bashkë. Me sakrifica, me temperatura që ka fëmijë me qumështin… A do ma japësh këtë mundësi. Dhe unë si duhet t’i them?”, iu drejtua Monika panelit.
Kjo ide u kundërshtua nga Arba Gramo, e cila tha se nuk mund të sillte fëmijë në moshë shumë të madhe dhe të rrezikonte ta linte fëmijën vetëm.