back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeOsmani pret në takim Radoniqin – dënon ashpër ndërhyrjet e Serbisë

Osmani pret në takim Radoniqin – dënon ashpër ndërhyrjet e Serbisë

- Advertisement -

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diel në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe me integritet të plotë, duke e cilësuar atë si themel të demokracisë dhe të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

Në takim, ajo vuri theks të veçantë tek ndërhyrjet e drejtpërdrejta të Serbisë në zgjedhjet lokale, një dukuri që sipas saj është përsëritur ndër vite dhe që po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës.

“Me këtë rast, Presidentja dënoi ashpër ndërhyrjet e Beogradit zyrtar, duke bërë thirrje për angazhim të plotë në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor. Ajo gjithashtu u bëri apel të gjithë akterëve politikë dhe institucionalë, si dhe atyre ndërkombëtarë, që të kontribuojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe të dënojnë çdo akt të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -