Moderatorja e njohur Orinda Huta dhe për koincidence, në të njëjtën kohë edhe bukuroshja Adrola Dushi kanë rënë pre e një grabitjeje gjatë një udhëtimi në Romë.
Orinda dhe Adrola e kanë bërë të ditur këtë ndjesi aspak pozitive të tyret në instagram.
“Nuk më është dukur kurrë Roma më e shëmtuar se këto dy ditë. Mos lini valixhet tuaja asnjë sekond as në bagazh të makinës. Ka hajdut pafund”, ka shkruar Orinda.
“Romë e bukura Romë… Mirë që s’na e morën kokën të paktën”, ka shkruar Adrola.