back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeOperacion i madh policor në pronat e familjes Gerbeshi në Vushtrri –...

Operacion i madh policor në pronat e familjes Gerbeshi në Vushtrri – Arrestohen katër persona në tri lokacione

- Advertisement -

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Vushtrri, ku katër persona kanë përfunduar në pranga.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se bastisjet po ndodhin në pronat e familjes Gerbeshi në Vushtrri, disa anëtarë të së cilës janë me precedent të rëndë penal.

Forcat e rendit, në koordinim me organet e drejtësisë, kanë kontrolluar tri lokacione të ndryshme – dy në fshatin Ropicë dhe një në qytetin e Vushtrrisë. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona që dyshohen për veprën penale “Detyrim”, ndërsa një tjetër që ishte në arrati u kap për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.

Të arrestuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Operacioni në terren është duke vazhduar, ndërsa priten zhvillime të reja lidhur me rastin.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -