back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeNura: LVV-së nuk i konvenon krijimi i institucioneve, PDK nuk voton për...

Nura: LVV-së nuk i konvenon krijimi i institucioneve, PDK nuk voton për nënkryetar nga pakicat

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka deklaruar se LVV-së nuk i konvenon krijimi i institucioneve, pasi sipas tij ata e kanë të vështirë ta bëjnë krijimin e qeverisë.

Nura thotë se PDK-ja ka sakrifikua mjaftueshëm për votimin ndaj kryetarit të Kuvendit.

Sa i përket nënkryetarëve të Kuvendit, ai thotë se partia e tij nuk do të voton asnjë kandidatë për nënkryetar nga Lista Serbe dhe as nga pakicat.
Derisa, deputeti potencoi se Nenad Rashiqin nuk do e voton edhe po të hidhet në pako.

“Absolut, atyre iu konvenon kjo gjendje që është tani Kosova, nuk iu konvenon krijimi i institucioneve, ata e dinë që do të kenë vështirësi edhe në krijimin e qeverisë, realisht Kuvendin kanë mundur me krijua që me kohë po të kishin dashur dhe kishin pasur vullnet ata. PDK ka sakrifikua mjaftueshëm që e kemi votua kryetarin e Kuvendit dhe ata gjithnjë janë thirr që këtu jemi bllokuar se për tjerat do i bëjmë dhe i kemi numrat, gjithherë kanë thënë. PDK mendoi që nuk do të ketë votë për nënkryetar të as të Listës Serbe, por as të pakicave. Nenad Rashiqin besoj që nuk do e votojmë edhe po të hidhet në pako. Rashiq është duke u keqpërdorur nga LVV, duke e parë që ai nuk mund ta merr atë pozitë për shkak se Kushtetuta e përcakton një diçka të tillë”, ka deklaruar Nura në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -