Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopësht në Tiranë, ku një 3-vjeçar dyshohet se është dhunuar nga edukatorja e tij.
Ka qenë nëna e vogëlushit e cila ka kallëzuar në Policinë e Shtetit edukatoren 24-vjeçare me inicialet I.K.
Sipas Policisë së Shtetit ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina” por emri i institucionit nuk dihet ende.
Sakaq, rrethanat nuk dihen ende por materialet i kaluan Prokurorisë, për të zbuluar më tepër në lidhje me këtë ngjarje.