Trajneri i njohur kosovar, Faruk Statovci ka dhënë dorëheqje nga skuadra e Flamurtarit.
Siç mëson “Dueli Sportiv”, Statovci jep dorëheqje nga posti i trajnerit për shkak të rezultateve të dobëta.
Sot, Flamurtari u mposht me rezultat të thellë 0:6 nga Dinamo Ferizaj në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Kujtojmë që ekipi nga kryeqyteti gjendet në pozitën e fundit në tabelë me zero pikë./Indeksonline/