back to top
September, 7, 2024
spot_img
BallinaMusicNoizy ka dy fjalë për Osman Azemin pas deklaratave për Shqipërinë

Noizy ka dy fjalë për Osman Azemin pas deklaratave për Shqipërinë

Gjatë emisionit “Kosova Today”, Osman Azemi ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, duke përmendur se nuk kanë emra të dëshmuar si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.

Siç duket kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Noizy, i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ka reaguar teksa thotë;

“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,” dëgjohet duke thënë Noizy në video, duke i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme deklaratave të aktorit.

Në mbishkrimin e videos, Noizy vazhdoi me kritikat e tij, duke shkruar: “Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman.” Ky reagim tregon qartë se Noizy nuk pajtohet me qëndrimin e Osman Azemit dhe e konsideron atë të papranueshëm.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit