back to top
June, 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeNjësitë e Termocentralit “Kosova A” jashtë funksionit, KEK njofton për ndërprerje dhe...

Njësitë e Termocentralit “Kosova A” jashtë funksionit, KEK njofton për ndërprerje dhe remont

- Advertisement -

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë jashtë funksionit në mënyrë të paplanifikuar gjatë orëve të para të ditës së sotme, rreth orës 00:30.

Sipas njoftimit në Facebook, ndërprerja është shkaktuar si pasojë e luhatjeve në sistemin elektrik, çka ka aktivizuar sistemin mbrojtës të gjeneratorit dhe ka shkaktuar ndërprerjen automatike të zgjueses.

Po ashtu, KEK-u ka informuar se edhe njësia A5 e të njëjtit termocentral është ndalur më 18 qershor 2025, në ora 00:02, pas vërejtjes së një humbjeje të ujit në kaldajë. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në funksion, vendimi për ndërprerjen e punës u mor për të shmangur ndonjë avari më të madhe.

“Ndërkohë, njësia A4 e TC Kosova A ndodhet në remont që nga data 16.05.2025.
Menaxhmenti i KEK sh.a. është i përkushtuar që, përtej adresimit teknik të situatës, të vendoset një standard i lartë i përgjegjësisë dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet operuese, si parakusht për garantimin e stabilitetit të sistemit prodhues dhe të besueshmërisë ndaj publikut.
KEK sh.a. siguron opinionin se po ndërmerren të gjitha masat teknike dhe organizative për rikthimin sa më të shpejtë të njësive në funksion, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët relevantë të sektorit energjetik në vend”, shkruhet tutje në njoftim.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -