Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar të nominuarit për çmimet e vitit në kategorinë e meshkujve dhe të grave.
Në mesin e trajnerëve më të mira është edhe shqiptarja, Elena Sadiku.
Sadiku është kandidate për të fituar çmimin “The Best” por që garon kundër shtatë rivalëve të fortë.
31-vjeçarja është trajnere e Celtic-ut në Skoci dhe ka “korrë” suksese me klubin e njohur.
Dikur Elena Sadiku ka qenë trajnere edhe te Evertoni në grupmoshat U21 dhe në skuadrën e Eskilstuna United.
Si futbolliste ajo luajti te skuadrat e njohura në Suedi, si Hammarby, Ldb Malmo dhe Kristiandstad.