back to top
February, 14, 2025
spot_img
BallinaShow BizzNjë tjetër moderatore e RTSH-së bëhet pjesë e BBVA, ja se për...

Një tjetër moderatore e RTSH-së bëhet pjesë e BBVA, ja se për kë bëhet fjalë

Krisa Çaushi, një prej moderatoreve të njohura të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për Vip Magazine, duke shkaktuar një entuziazëm të madh te fansat e emisionit.

Krisa është një emër i njohur për publikun shqiptar dhe këtë herë do të bëjë hapin e madh duke u bashkuar me “Big Brother”, duke sjellë një dimension të ri në dinamiken e shtëpisë më të njohur në Shqipëri.

Ky është jo i pari rast që një moderator i RTSH-së kalon në këtë format. Edhe Gerta Gixhari dhe Valbona Mhilli janë figura të tjera të njohura nga ekrani i RTSH, që janë bërë pjesë e këtij edicioni të “Big Brother”. Për më tepër, Valbona u largua nga emisioni i mëngjesit për t’u zëvendësuar pikërisht nga Krisa.

Tani, të gjithë sytë janë drejtuar kah Krisa dhe se si do të ndikojë ajo në zhvillimin e ngjarjeve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit