back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaLajmeNjë pasanik, në çastet e fundit të jetës, e thirri të birin...

Një pasanik, në çastet e fundit të jetës, e thirri të birin dhe i tha: Bir, kam një amanet të fundit, të lutem pasi të jem larguar nga kjo botë, dua që..

Një pasanik, në çastet e fundit të jetës, e thirri të birin dhe i shprehu dëshirën e tij të fundit: Bir, kam një amanet të fundit, të lutem pasi të jem larguar nga kjo botë, dua që në dhe të më fusësh me gjithë çorapet që kam veshur. Më pëlqejnë shumë këto, dhe nëse do hasësh në ndonjë vështirësi, mbi dollap të kam lënë një letër. Minuti erdhi dhe ai ndërroi jetë. I biri këmbënguli që ti realizonte dëshirën të atit,

por hasi në kundërshtimin e hoxhës që do kryente ritet e përcjelljes së të ndjerit për në banesën e fundit duke i thënë: Djalosh, kjo që kërkon ti është e pa mundur, babai yt ka qenë besimtar dhe ne e kemi për zakon që të ndjerin ta mbështjellim me qefin. Hoxha ishte i vendosur dhe nuk lëshonte pe, djali nxitoi menjëherë dhe nisi të lexojë letrën mbi dollap që i kish lënë babai: Bir, siç po e sheh edhe vetë, edhe pse

isha shumë i pasur, nuk po mundem të mar dot me vete as edhe një palë çorape, imagjino pak për të tjerat. Mësimi: Në këtë botë duarbosh kemi ardhur dhe të tillë do të ikim, prandaj mos prishni marrëdhëniet me të dashurit dhe familjarët tuaj për çështje pasurie. Në jetë kemi nevojë vetëm për dashuri, për asgjë tjetër. Kur Aleksandri i madh ishte në ditët e fundit të tij, shprehu amanet tre dëshira:

Trupin e tij të pajetë ta mbanin doktorët mbi supe. Rrugën para trupit të tij ta shtronin me flori. Duart e tij tia linin zbuluar jashtë. Pasi u pyet për arsyen e këtyre dëshirave të çuditshme, ai u përgjigj: Dua që njerezimi të marrë këto tre mësime: Të kuptojnë që nuk ka mjek në botë që mund ta shmangë ditën kur do të japësh shpirt. Të kuptojnë që asnjë fraksion të pasurisë sime nuk mora dot me vete. Të kuptojnë

që duar bosh erdha dhe duar bosh ika, edhe pse isha mbreti më i pasur dhe më fuqiplotë në tokë. Miq mos i nënvlerësoni këto tregime dhe këto mesazhe që faqja mësimi ju përcjell për çdo ditë. Kushtojini rëndësinë e duhur dhe përfitoni sa jeni në kohë. Lexoni dhe këtë tregim të bukur që të kuptoni se çfarë i ndodh dikujt që nënvlerëson gjërat: Një ditë, lepuri po mburrej se sa shpejt ai mund të vraponte. Ai tallej me breshkën që

ishte aq e ngadaltë. Por për habinë e lepurit, breshka e sfidoi me një garë. Lepuri shumë i sigurtë në fitoren e tij, e pranoi sfidën. Sapo nisi gara, ashtu siç mund ta marrim të gjithë me mend, lepuri u zhduk shumë para breshkës. Lepuri arriti në gjysmën e garës dhe nuk po e shikonte breshkën gjëkundi. Ai ishte i lodhur dhe kishte shumë vapë, kështuqë vendosi të marrë një sy gjymë. Edhe nëse breshka do e kalonte,

ai ishte i aftë ta kalonte përsëri atë dhe të mbërrinte i pari në finish. Gjatë gjithë kësaj kohe, breshka vazhdoi të ecë hap pas hapi pa pushim. Ajo kurrë nuk u ndal dhe nuk hoqi dorë pavarësisht sa vapë apo sa e lodhur ishte. Ajo vetëm vazhdoi të ecë. Megjithatë, lepuri fjeti më shumë sa mendoi se do flinte dhe u zgjua. Ai nuk po e shihte breshkën gjëkundi! U nis me gjithë shpejtësinë e tij maksimale por kur mbërriti në finish ai

e gjeti breshkën etje duke pritur për të. Mësimi: Asnjëherë mos e nënvlerëso kundërshtarin e dobët. Shpeshherë, suksesi nuk varet nga aftësia, por nga vendosmëria, serioziteti dhe përkushtimi që keni për të arritur atë që kërkoni. Nuk më mbetet tjetër miq vetëm se të ju falenderoj përzemërsisht që më ndiqni dhe të ju rikujtoj këshillën tonë të famshme tashmë, por shumë të vyer: mendjen në vend miq, mendjen në vend. Tjerat rregullohen të gjitha.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit