back to top
January, 31, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiNjë muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre...

Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh policit që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin në Çubrel të Skenderajt, ku vdiqën tre persona.

Lajmi e konfirmuar nga zëdhënësja e kësaj gjykate Hateme Haxhaj.

Në këtë aksident ishin përfshirë një automjet civil dhe një automjet i policisë.

Pos viktimave në këtë aksident ishin edhe pesë të lënduar, në mesin e tyre edhe katër zyrtarë policor.

Seanca dëgjimore lidhur me këtë rast është mbajtur në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të trajtimit që ishte duke marrë i dyshuari për këtë aksident.

Sipas gjykatës dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur i pandehuri nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në rrugën Pejë – Mitrovicë në fshatin Çubrel.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit