back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiNjë muaj paraburgim për personin që dyshohet se vrau vëllaun

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se vrau vëllaun

Share
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurit G.M., i cili dyshohet për vrasje të rëndë.

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë dhe të dyshuarit iu caktua masa e paraburgimit.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, i njëjti mund të shmanget nga procedura penale, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, si dhe mund të ndikojë në dëshmitarë, andaj gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurit mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

G.M., dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit