back to top
December, 18, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiNjë muaj nga vrasja e Martinit, mamaja e tij mes lotësh në...

Një muaj nga vrasja e Martinit, mamaja e tij mes lotësh në protestë

Zemra ime është e thyer, kam çdo moment buzëqeshjen e tij

Ndërsa është bërë një muaj nga vrasja e Martin Canit, një protestë është zhvilluar në Tiranë.

Një grup qytetarësh u nisën nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.

Në protestë ishin edhe prindërit e viktimës Angel dhe Florina Cani, të cilët kërkuan dorëheqjen e drejtuesve të disa prej institucioneve të përfshira në këtë ngjarje.

Mamaja e Martinit: Kush ishte ai që nuk e mbrojti Martinin, dua të japin të gjithë dorëheqjen, ishte një fëmijë i buzëqeshurm e kam në çdo moment buzëqeshjen e Martinit.

Ai ishte i përpiktë, nuk jam fjalë, nuk jam vetëm nëna e Martinit sot, të mbrohen të gjithë Martinët e tjerë, zemra ime është e thyer. Dua dorëheqjen e ministres, mësuesja nuk më tha asnjë fjalë.

Ku ishte mësuesja, nuk mendoj se nuk do të kishte një parandalim për ata fëmijë, parandalimi vjen tek dera e shkollës, nuk bënë asgjë për Martinin dhe, dorëheqje nga dera e shkollës deri në ministri. Drejtësi për Martinin dhe Luisin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit