Një 19-vjeçare, është dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.
Dyshohet se e reja u hodh nga kati i dytë i shtëpisë si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale dhe për pasojë mori lëndime trupore.
Posa Policia është vënë në dijeni për rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast dyshohet se vajza është shtytur nga dikush për ta kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes.
Në vendin e ngjarjes, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po ashtu janë sekuestruar prova materiale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”.