Pasditën e djeshme, humbi jetën 24-vjeçari Jurgen Veshi,
në Brataj të Vlorës. I riu po punonte me skrep në një gurore.
Jurgen Veshi, ishte punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep,
është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.
I riu nuk ka mundur t’u rezistojë dot plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Pas vdekjes se 24-vjeçarit Jurgen Veshi në Brataj të Vlorës, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve Erald Breganaku.