back to top
December, 18, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiNgjarje e rëndë në Kukës, 26-vjeçarja vetëmbytet në kanalin e hidrocentralit

Ngjarje e rëndë në Kukës, 26-vjeçarja vetëmbytet në kanalin e hidrocentralit

Këtë të mëkurë, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Orgjost të Kukësit, ku dyshohet se një 26-vjeçare është vetëmbytur në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.

Dy ditë më parë, familjarët e së resë bën kallëzim në policinë e qytetit, pasi ajo ishte larguar nga banesa dhe kishin humbur kontaktet.

“Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur”, njofton policia.

“Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26-vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës”, njofton policia e qytetit verior.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit