Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me paralajmërimin e presidentit amerikan Donald Trump për rikthim në dialogun Kosovë-Serbi.
Kajtazi ka deklaruar se Kurti nuk po ka një vizion të qartë politik dhe se është i izoluar, pa aleatë ndërkombëtarë.
Sipas tij, ndryshe nga interpretimi i shumëkujt në Kosovë, postimi i Trumpit për Kosovën është një sinjal pozitiv për ish-presidentin Hashim Thaçi, me të cilin Trump kishte ndërtuar një proces serioz të dialogut që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit.
“Para se me u marrë me deputetin Kurti, në rastin e postimit të presidentit Trump, unë e kom pa shumë më thellë sesa mund të lexohet në kontekstin tonë. Në radhë të parë, Kosova dhe Serbia nuk kanë qenë në prag lufte asokohe, por kanë qenë në një dialog që kishte synim marrëveshje përfundimtare. Por involimi i tij në këtë dialog atëherë neve na solli një marrëveshje tjetër që njihet si Marrëveshja e Washingtonit. Ajo që unë e kom pa e kom lexu mes rreshtave, mendoj që është njëri prej lajmeve të mira për Hashim Thaçin ndonëse këtu nuk e përmend Thaçin, ky flet për një proces i cili është udhëheq nga Thaçi.
Thaçi ka qenë me aeroplan duke shkuar në Shtëpinë e Bardhë kur ka marrë njoftimi që i është ngrit aktakuzë nga Prokuroria në Hagë dhe këtë fakt Trumpi nuk e harron asnjëherë. E kishte parë si luftë politike. E dyta, më e rëndësishme, një aktakuzë që u ngrit ndaj Thaçit, u ngrit edhe ndaj Trumpit nga i njëjti person dhe tash ai e ka edhe personale që me u konfirmu në fund që kjo prokurori, bën gjueti shtrigash dhe nuk është në funskion të drejtësisë”, tha Kajtazi në Rubikon.
Duke u kthyer te Marrëveshja e Washingtonit, Kajtazi vlerëson se ajo është luftuar fort nga Kurti dhe Vjosa Osmani, ndërkohë që tani Kurti po insiston në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, të cilat sipas tij “i japin serbëve në Kosovë një autonomi të gjerë”.
“Për me u kthy te marrëveshja e 2020 që u nënshkru nga ish kryeministri Hoti është luftu shumë nga Kurti dhe Vjosa Osmani. Osmani ka thënë që bje në kundërshtim me Kushtetutën, Kurti askohe në opozitë e ka shpall të papranueshme, madje është deklaru hapur që janë kundër hapjes së Kosovës në Jerusalem. Këto janë fakte që dikush i mban mend, e më së miri administrata e Trump, përkatësisht Grenelli. Tash, në paralajmërimin e Trumpit, mendoj që ai neve na kthen te pika kryesore e asaj kohe që ka qenë shkëmbimi i territoreve. Ai ka qenë opsioni kryesor real i cili u pat kundërshtu fuqishëm nga ish kancelarja gjermane Angela Merkel sepse po mos të ishte ajo, bën vaki kishim pas nnjë marrëveshje përfundimtare të tillë.
Është kundërshtuar edhe në Kosovë natyrisht, por Thaçi në atë kohë nuk ka dit me shit mirë apo ka zgjedh njerëzit e gabuar për me promovu këtë marrëveshje përfundimtare. Tani te deklarata e Kurtit sot, ai po insiston në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit dhe kurrësesi nuk do të kthehet në marrëveshjen e Washingtonit, sepse ai po insiston që Serbia ta nënshkruajë marrëveshjen dhe të nis zbatimi i aneksit. Zbatimi i aneksit dhe marrëveshja e Ohrit dhe Bruskelit, serbëve të Kosovës iu japin autonomi shumë të gjerë. Kurtin e ki insistues në zbatimin e një marrëveshje që serbëve iu jep autonomi. Kjo ishte deklarata e tij sot”, shtoi Kajtazi.
Duke ironizuar deklaratën e Kurtit se nuk do të ketë normalizim me Serbinë pa u dorëzuar Milan Radojiçiq në Kosovë, Kajtazi tha se deri sot nuk e ka dëgju Amerikën t’i kërkojë Serbisë me e dorëzu Radojiçiqin në Kosovë.
“Tash ky nga Shtimja po i qet kushte presidentit Trump. Nga Shtimja e çliruar. Po thotë se pa e dorëzu Radojiçiqin. Shumë mirë, deri sot unë nuk e kam dëgju Amerikën tu i kërku Serbisë me dorëzu Millan Radojçiqin në Kosovë. Kanë kërku që ai me u nxjerr para drejtësisë. Por jo me ekstradu në Kosovë. Ku me dorëzu në Kosovë, te qekjo gjykatë që Albin Kurti nuk shkon me dhanë deklaratë, por merr gjoba ka 250 euro, te kjo prokurori speciale që e ndjek Radojiçiqin por që nuk i përgjigjet Kurti? Në cilën prokurori do me qu? Në cilën gjykatë?
Këto janë shkarje të jashtëzakonshme që dalin nga një politikan i humbur, që ma qon mallin nganjëherë sikur ai pijaneci në Turqi që kanë dal me lyp krejt ku ka humb ndërkohë edhe ai e ka lyp vetëvetën. Kurti në atë pozicion ka ra sot. Ai nuk është duke e dit më çka po don. Nuk e ka një pikë te saktë se ku do me mbërri. Nuk e ka asnjë aleat me cilin do me mbërri në atë pikë, është krejtësisht i vetëm, i rrethuar me Albulena Haxhiun dhe interesat e saj për ta bërë kryeparlamentare”, tha ai.