back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajme​Nga Serbia te Kosova, kush ishte futbollisti që “çoi peshë” edhe FIFA-n

​Nga Serbia te Kosova, kush ishte futbollisti që “çoi peshë” edhe FIFA-n

- Advertisement -

Gjashtë vite më parë, mesfushori Arton Zekaj, atëherë kapiten i ekipit të të rinjve të Serbisë, vendosi të ndryshonte fanellën për të përfaqësuar Kosovën, vendimin e tij të origjinës. Ky hap shkaktoi polemika të shumta dhe tensione mes federatave, duke përfshirë edhe ndërhyrjen e FIFA-s.

Në një intervistë të dhënë për mediat serbe në vitin 2018, Zekaj shpjegoi se arsyeja kryesore e zgjedhjes së tij ishte mungesa e përkrahjes nga Federata Serbe e Futbollit. Ai deklaroi se dëshironte të luante për ekipin ku ndihej më i vlerësuar dhe më i pranuar.

“Do të luaj për ata që më duan më shumë,” u shpreh Zekaj në atë kohë.

Aktualisht, 24-vjeçari është pa skuadër, pasi në fillim të këtij viti u largua nga klubi i Hisperanges në Luksemburg.

Rasti i tij është rikthyer në vëmendje nga mediat serbe ditëve të fundit në prag të ndeshjes Serbi–Shqipëri, e cila do të zhvillohet më 11 tetor.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -