Romeo Veshaj dhe Elvana Gjata janë bërë një nga çiftet më të komentuara të momentit, jo vetëm për rolet e tyre në serialin “Tengjerja Kapakun”, por edhe për marrëdhënien e tyre të afërt dhe dinamike. Sidoqoftë, një detaj i vogël ka tërhequr vëmendjen e fansave: Romeo nuk ia ka uruar publikisht ditëlindjen Elvanës këtë vit.
Kjo ka ngjallur pyetje dhe spekulime në lidhje me arsyet që qëndrojnë pas këtij veprimi, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se marrëdhënia mes tyre ka ndonjë problem, pasi ata vazhdojnë të shfaqen së bashku në projekte profesionale dhe mbështesin njëri-tjetrin publikisht. Ndoshta, ky mos-urim publik është një shenjë e respektit për kufijtë dhe ndjeshmërinë që kanë ndaj njëri-tjetrit në një periudhë kaq të komentuara dhe me shumë sy që ndjekin jetën e tyre.
Edhe pse ka pasur disa reagime nga ndjekësit, askush nuk ka komentuar hapur për këtë situatë, duke i lënë vend spekulimeve të ndryshme për një marrëdhënie që vazhdon të mbetet në vëmendjen e fansave.