back to top
February, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiNga Komuna e Malishevës i reagojnë Kurtit për shkollën në Dragobil: Propagandë,...

Nga Komuna e Malishevës i reagojnë Kurtit për shkollën në Dragobil: Propagandë, u iniciua në kohën e Fatmir Limajt

Zëdhënësi i Komunës së Malishevës, Valmir Gashi i ka reaguar Qeverisë Kurti lidhur me deklarimin e saj, se në mesin e sukeseve të tyre është edhe përurimi i shkollës në Dragobil të Malishevës.

Sipas Gashit, deklarimi i tillë është propagandë e Qeverisë në saje të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Propagandë Gashi e quan, pasi sipas tij, shkolla në fjalë ishte inicuar gjatë kohës kur MASHT-i udhëhiqej nga Fatmir Limaj.

“Partia e kuqe sot u mundua me nje pale gershere me e kontrabandu te verteten rreth shkolles ne Dragobil te Malisheves. Sot, bashke me fluskat e bores e hodhen propaganden se kjo shkolle eshte investim i qeverise Kurti, pa e menduar fare se tek e verteta sot cdo i interesuar arrine shume lehte. Vec me fakte ata heshtin! Fakt dhe e vertete eshte se, kjo shkolle eshte iniciuar ne kohen kur Fatmir Limaj ka qene ne Qeveri dhe MASHT eshte drejtuar nga partia e tij, dhe per me teper, nenshkrues i kontrates per ndertimin e kesaj shkolle, ka qene pikerisht kryetari me i suksesshem ne nivel Republike, Ekrem Kastrati, ate kohe ZKA ne Ministrine e Arsimit. Mashtrimet e Kuqe nuk kalojne, te pakten jo ne Malisheve”, tha Gashi.

Krahas çerdhes të cilës sot iu vunë gurthemelet në Malishevë, Kurti teksa rënditi projektet të cilat qeveria, sipas tij, po i financion, e përmendi edhe shkollën në Dragobi, deklaratë e cila ngjallin reagimin e Komunës.

“Në Komunën e Malishevës jemi përqendruar në disa ndërtime, të cilat janë të domosdoshme, si për kuadrin mësimdhënës, ashtu edhe për fëmijët, nxënësit e të rinjtë. Konkretisht, në Dragobin, ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Emin Duraku”, dhe adoptimin e shkollës në çerdhe – e para në vlerë prej 1,176,000 euro, ndërkaq e dyta, pra adaptimi apo renovimi i shkollës për çerdhe, në vlerë prej 400 mijë euro. Përveç tyre, kemi edhe adaptimin apo renovimin e shkollës në çerdhe në Banjë, që ndodhet në fazën e parë, në vlerë prej rreth 280 mijë euro, si dhe adaptimin apo renovimin e shkollës në çerdhe në Banjë gjithashtu, në vlerë prej rreth 130 mijë euro e që ndodhet fazën e dytë”, u shpreh kryeministri. Ai gjithashtu përmendi edhe investimet në pjerrinë në qasje për persona me aftësi të kufizuar për shkollën “Lasgush Poradeci” në Kievë, si dhe renovimet në nyjet sanitare apo tualeteve të shkollave në Drenoc, Panorc dhe Malishevë. E që së bashku në total përbëjnë një investim të qeverisë prej 3 milionë euro për arsimin në Komunën e Malishevës, gjatë këtij mandati qeverisës”, tha ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit